
Njoftim privatësie për aplikacionin "Lookout for Work"
Data e hyrjes n. fuqi: 30/07/2025
Data e krijimit: 10/24/2016
"Lookout, Inc." ("Lookout", "ne" ose "tonë") ka bindjen se privatësia juaj është po aq e rëndësishme sa siguria juaj, prandaj dëshirojmë të jemi transparent për të dhënat që mbledhim për të ndihmuar me mbrojtjen e pajisjes suaj dhe sigurinë e punëdhënësit tuaj. "Lookout" ju mundëson këtë Njoftim Privatësie për Ndërmarrjen ("Njoftimi") për të përshkruar praktikat tona për informacionin lidhur me aplikacionin "Lookout for Work" ("Shërbimet"). Ky Njoftim rregullon të dhënat e mbledhura nga ju dhe për ju përmes instalimit dhe aktivizimit të Shërbimeve tona në pajisjet tuaja celulare. Duke shkarkuar dhe aktivizuar Shërbimet, ju pranoni praktikat e mbledhjes, përdorimit, zbulimit dhe ruajtjes së të dhënave, të përshkruara në këtë Njoftim. Çdo informacion që "Lookout" mbledh prej jush në mënyra të tjera, përveç përdorimit të Shërbimeve, do të jetë subjekt i një njoftimi tjetër privatësie.
Mund të jeni udhëzuar të shkarkoni dhe instaloni Shërbimet si rrjedhojë e punësimit tuaj në një organizatë që (1) kërkon që e gjithë fuqia punëtore ose një pjesë e saj të instalojë Shërbimet ose (2) kërkon që e gjithë fuqia punëtore ose një pjesë e saj të instalojë një panel për menaxhimin e pajisjes, ku përfshihen Shërbimet. Ju lutemi të kuptoni se përveç rasteve kur specifikohet ndryshe, ky Njoftim rregullon vetëm praktikat tona për informacionin lidhur me Shërbimet tona. Nëse keni pyetje ose kërkesa lidhur me praktikat për mbledhjen, përdorimin, zbulimin dhe sigurinë e të dhënave të punëdhënësit tuaj ("Punëdhënësi") ose të një ofruesi menaxhimi të një pajisjeje celulare ("Ofruesi MPC"), ose lidhur me të dhënat që mbledhim në emër të Punëdhënësit tuaj, duhet t'ua drejtoni këtyre palëve pyetjet ose kërkesat.
"Lookout" rezervon të drejtën ta ndryshojë këtë Njoftim në çdo kohë dhe të reflektojë ndryshimet ligjore, praktikat e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave, veçoritë e Shërbimeve ose përparimet teknologjike. Nëse bëjmë ndryshime përmbajtjesore në këtë Njoftim, do të përpiqemi t'ju njoftojmë. Nëse bëni përjashtim nga informacioni që përmban Njoftimi, duhet të ndaloni së përdoruri Shërbimet.
Ky Njoftim është hartuar në mënyrë të tillë që u përgjigjet disa pyetjeve të përgjithshme rreth Shërbimeve tona. Njoftimi përmban përgjigjet për pyetjet e mëposhtme:
1. Çfarë është aplikacioni "Lookout for Work"?
2. Çfarë të dhënash mbledh "Lookout" nga pajisja juaj celulare?
3. A i sheh fotografitë e mia "Lookout" dhe a i lexon ose shqyrton emailet e mia?
4. A mbledh "Lookout" të dhëna të tjera për mua jashtë pajisjes sime celulare?
5. Kur i mbledh "Lookout" të dhënat nga pajisja ime celulare?
6. Si i mbledh "Lookout" të dhënat nga pajisja ime celulare?
7. A i shpërndan "Lookout" të dhënat e mia te të tjerët?
8. A ia shet "Lookout" informacionet e mia personale dikujt tjetër?
9. Çfarë informacioni NUK mund të shohë Punëdhënësi im?
10. A përdoren të dhënat e mia për qëllime marketingu?
11. Si i mbron "Lookout" të dhënat e mia dhe për sa kohë i ruan ato?
12. Ku i ruan "Lookout" të dhënat e mia?
13. Cilat janë të drejtat dhe zgjedhjet e mia për të dhënat e mia?
14. Cilat janë të drejtat dhe zgjedhjet e mia sipas Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave?
15. Si mund t'ju kontaktoj për më shumë pyetje?
1. Çfarë është aplikacioni "Lookout for Work"?
Aplikacioni "Lookout for Work" është një zgjidhje për sigurinë e celularëve, që mbron pajisjet celulare dhe ndërmarrjet nga kërcënimet dhe shkeljet e përputhshmërisë me politikat e korporatave. "Lookout" shfytëzon një rrjet global prej më shumë se 100M sensorësh dhe ofron siguri parashikuese përmes përdorimit të inteligjencës së makinerive për të identifikuar prirje të ndërlikuara të përsëritura, që identifikojnë prirje të përsëritura risku, që mund të mos identifikoheshin gjatë analizës nga njeriu. Sapo një risk të identiikohet, "Lookout" u ofron punonjësve dhe administratorëve alternativa zgjidhjesh (p.sh., çinstalo aplikacionin, aktivizo aksesin e kushtzuar).
2. Çfarë të dhënash mbledh "Lookout" nga pajisja juaj celulare?
"Lookout" mbledh kategori të ndryshme të dhënash nga pajisja juaj celulare për të mbrojtur pajisjen tuaj dhe Punëdhënësin tuaj nga kërcënimet. Disa nga këto të dhëna mund të jenë:
- Të dhënat analitike, që përdoren për të analizuar performancën e produktit në pajisjen tuaj celulare;
- Të dhënat e aplikacionit, ku përfshihen metadatat e të gjitha aplikacioneve të instaluara në pajisjen tuaj celulare (përfshirë, por pa u kufizuar në emrat e aplikacioneve dhe versionet e aplikacioneve) dhe, në raste të caktuara, mund të marrim një kopje të aplikacionit;
- Të dhënat e konfigurimit, si për shembull, në rastet kur konfigurimet e pajisjes suaj celulare lejojnë aksesin e plotë ose në rastet kur kufizimet harduer të pasjisjes celulare janë hequr;
- Të dhënat e pajisjes, përfshirë pajisjen celulare dhe treguesit MPC të pajisjes suaj celulare;
- Programe/të dhënat e sistemit operativ, përfshirë prodhuesin dhe modelin e pajisjes suaj celulare, konfigurime të caktuara teknike të pajisjes suaj celulare (përfshirë madhësinë e ekranit të pajisjes suaj celulare dhe versionin e programit), llojin dhe versionin e sistemit operativ në pajisjen tuaj;
- Të dhënat e identifikimit, si adresa juaj e emailit e punës, mbledhja e të cilave është opsionale, përveç rasteve kur Punëdhënësi përdor veçorinë e Kontrolleve të Privatësisë në Shërbimet tona;
- Të dhënat e rrjetit, përfshirë metadatat për rrjetet në të cilat lidhet pajisja juaj celulare (përfshirë, por pa u kufizuar në SSID e rrjetit ose adressën unike MAC/BSSID të pajisjeve të rrjetit) dhe adresën IP (që mund të tregojë shtetin dhe vendodhjen tuaj gjeografike);
- Të dhënat e mesazheve tekst: duke përfshirë përmbajtjen e mesazheve SMS, MMS dhe RCS (vetëm për Android) të dërguara nga dërgues të panjohur (të përcaktuar si dërgues që nuk janë në listën tuaj të kontakteve). Mesazhet tekst mblidhen vetëm nëse veçoria e Mbrojtjes nga Smishing është aktivizuar nga Punëdhënësi juaj;
- Të dhënat e përmbajtjes në ueb: duke përfshirë URL-të dhe domenet për përmbajtje keqdashëse dhe përmbajtje që kërkon analizë shtesë.
Společnost Lookout může shromažďovat i další údaje o vás, pokud nám je dobrovolně poskytnete prostřednictvím našich služeb.
3. A i sheh fotografitë e mia "Lookout" dhe a i lexon ose shqyrton emailet e mia?
JJo. Lookout mbledh vetëm metadata rreth aplikacioneve në pajisjen tuaj mobile, ose rreth vetë aplikacionit. Lookout nuk mbledh të dhënat e përdoruesit që ju i shkruani në ato aplikacione. Për shkak se Lookout nuk mbledh asnjë të dhënë të përdoruesit që ju e shkruani në aplikacionet në pajisjen tuaj mobile, Lookout nuk mbledh, nuk lexon, nuk rishikon dhe nuk skanon email-et tuaja. Lookout nuk mbledh fotot ose videot tuaja, por mund të skanojë këto skedarë lokalisht në pajisjen mobile për t'ju mbrojtur nga kërcënime të caktuara që fshihen brenda skedarëve të fotove ose videove.
4. A mbledh "Lookout" të dhëna të tjera për mua jashtë pajisjes sime celulare?
Punëdhënësi juaj mund t'i ofrojë "Lookout" adresën tuaj të emailit për të aktivizuar Shërbimet. Nëse Shërbimet integrohen në një zgjidhje MPC dhe Kontrollet e Privatësisë aktivizohen, "Lookout" nuk do ta marrë adresën tuaj të emailit, ndonëse "Lookout" mund ta aksesojë atë përmes MPC-së.
Nëse i instaluat Shërbimet si pjesë e produktit të Ofruesit MPC, mund të mbledhim ose të kemi akses edhe në informacionin rreth jush nga Ofruesi MPC, ku mund të përfshihet edhe adresa juaj e emailit. Ju lutemi të kontaktoni me Ofruesin e MPC-së për praktikat e privatësisë së ofruesit.
Gjithashtu, "Lookout" mund të mbledhë informacione të tjera rreth jush nëse ju na i jepni këto informacione drejtpërdrejt duke na kontaktuar dhe duke i zbuluar këto informacione vullnetarisht.
5. Kur i mbledh "Lookout" të dhënat nga pajisja ime celulare?
Pasi të shkarkoni, instaloni dhe aktivizoni Shërbimet, "Lookout" do të fillojë menjëherë me mbledhjen e të dhënave nga pajisja juaj celulare për t'u siguruar se nuk ka kërcënime dhe se është në përputhje me politikat e korporatës. Gjatë kohës që po shkarkoni ose aksesoni aplikacione në pajisjen tuaj celulare, ne do t'i skanojmë ato aplikacione për kërcënime të mundshme për sigurinë.
6. Si i mbledh "Lookout" të dhënat nga pajisja ime celulare?
Ne i përdorim të dhënat e mbledhura për qëllime të ndryshme tregtare dhe biznesi. Për shembull, të dhënat që mbledhim nga pajisja juaj celulare na ndihmojnë të identifikojmë kërcënimet ndaj jush dhe/ose Punëdhënësit tuaj, të përmirësojmë Shërbimet tona dhe të përmirësojmë ofrimin e produkteve të tjera. Gjithashtu, kombinojmë të dhënat e mbledhura nga pajisja juaj celulare me të dhënat e mbledhura nga palët e treta për të përmirësuar Shërbimet tona. Këto të dhëna kanë pseudonime. Nëse përfundimet e analizave tona shpërndahen publikisht, do të shpërndahen të gjitha së bashku dhe me pseudonime për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe privatësinë e Punëdhënësit tuaj. Mënyra se si e përdorim informacionin do të ndryshojë në varësi të llojit të të dhënave, siç përshkruhen në vijim:
- Të dhënat e aplikacionit. Këto të dhëna i përdorim për të ofruar Shërbimet tona përmes skanimit të skedarëve të aplikacioneve për të identifikuar nëse ka aplikacione dashakeqe. Nëse gjatë analizës së aplikacineve në pajisjen tuaj celulare identifikojmë një aplikacion që nuk e kemi analizuar më parë, mund të shkarkojmë një kopje të një pjese ose të të gjithë aplikacionit për ta analizuar dhe për të përcaktuar nëse përbën rrezik, në varësi të mënyrës se si Punëdhënësi juaj ka konfiguruar Shërbimet. Siç thuhet në Seksionin 3, gjatë shkarkimit të kopjes së aplikacionit, nuk mbledhim të dhëna përdoruesi që ju i vendosni në aplikacione.
- Të dhënat e konfigurimit. Ne analizojmë të dhënat e konfigurimit për pajisjen tuaj për të identifikuar nëse pajisja juaj është modifikuar, kompromentuar ose konfiguruar në mënyrë të pasigurt, për shembull, të jetë infektuar, hakuar ose keqpërdorur, ose nuk i është vendosur një fjalëkalim.
- Të dhënat e pajisjes. Ne përdorim pajisjen ose treguesit MPC për ta përshtatur pajisjen tuaj me një pajisje në një sistem të një pale të tretë, si një zgjidhje për Menaxhimin e Pajisjes Celulare, në mënyrë që të raportojmë në sistem nëse pajisja juaj është kërcënuar.
- Programe/të dhënat e sistemit operativ. "Lookou" e përdor këtë informacion për të identifikuar programe dhe sisteme operative të kompromentuara dhe për t'ju informuar kurdo që të ketë përditësime të disponueshme për pajisjen tuaj.
- Të dhënat e identifikimit. Në mënyrë opsionale, marrim adresën tuaj të emailit për të ofruar informacion kontekstual kur njoftojmë Punëdhënësin tuaj rreth kërcënimeve që hasni. Nuk ju dërgojmë asnjëherë emaile pa pëlqimin tuaj.
- Të dhënat e rrjetit. Sulmuesit mund të përdorin lidhje interneti, përfshirë Wi-Fi, për të vjedhur të dhëna; gjë që njihet si sulmi "man-in-the-middle" [personi në mes] (MitM). Ne mund të përdorim SSID për të ndihmuar me identifikimin e sulmeve MitM. Gjithashtu, "Lookout" mund të përllogarisë shtetin dhe rajonin ku ndodheni duke përdorur adresën tuaj IP, por "Lookout" nuk lexon, ruan ose transferon të dhënat për vendndodhjen aktuale të pajisjes së përdoruesve (GPS). Ne vendosim pseudonime për të dhënat dhe e mbledhim informacionin për të gjeneruar të dhëna për aplikacionet më të përdorura sipas rajonit dhe për të kryer analiza për kërcënimet për celularët. Ky informacion do të vijojë të shprehet me pseudonime për të garantuar privatësinë e të dhënave.
- Të dhënat e mesazheve tekst. Lookout analizon përmbajtjen e mesazheve SMS, MMS dhe RCS (vetëm Android) për të identifikuar URL-të që mund të përmbajnë phishing, përmbajtje keqdashëse dhe përmbajtje të tipit "Mashtrim i CEO-s" (ose personave të tjerë të caktuar nga Punëdhënësi). Detajet e plota të mesazhit nuk do të ndahen me Punëdhënësin tuaj; ai do të njoftohet vetëm nëse keni hasur një kërcënim. Punëdhënësi do të shohë vetëm numrin e telefonit të dërguesit, kohën e mesazhit, URL-të e zbuluara dhe emrat e drejtuesve të imituar.
- Të dhënat e përmbajtjes në ueb. Lookout përdor një ndërfaqe VPN për të analizuar trafikun në pajisjen tuaj si pjesë e veçorisë sonë të Navigimit të Sigurt për të bllokuar qasjen në uebsajte keqdashëse. Përmbajtja dhe historia e trafikut tuaj nuk do të ndahen me Punëdhënësin tuaj; ai do të njoftohet vetëm nëse keni hasur një kërcënim
Në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, baza ligjore për përdorimin e informacionit tuaj, siç përcaktohet në këtë Njoftim, do të varet nga marrëdhënia juaj me Punëdhënësin dhe nga rasti i përdorimit të tij, dhe mund të përfshijë sa vijon: (a) Përdorimi i të dhënave tuaja personale është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet tona sipas çdo kontrate me ju (për shembull, për përmbushjen nga punëdhënësi juaj të kontratës së punës, ose që Lookout të përmbushë Kushtet e Shërbimit që ju pranoni duke shkarkuar dhe përdorur aplikacionet tona); ose (b) Kur përdorimi i informacionit tuaj nuk është i nevojshëm për kryerjen e një kontrate, përdorimi i informacionit tuaj është i nevojshëm për interesat tona të ligjshme ose interesat e ligjshme të Punëdhënësit ose të të tjerëve (për shembull, për të siguruar sigurinë e Shërbimeve, për të operuar Shërbimet, për të siguruar mjedise të sigurta për personelin tonë dhe të Punëdhënësit tuaj dhe të tjerë, për të bërë dhe pranuar pagesa, për të parandaluar mashtrimet dhe për të njohur klientin të cilit i ofrojmë Shërbimet); dhe për t'u përmbushur me kërkesat ligjore, të tilla si ato që kërkojnë sigurinë e duhur të të dhënave.
7. Çfarë informacioni mund të shohë Punëdhënësi im?
Lookout ndan me Punëdhënësin tuaj vetëm informacionin e nevojshëm për të siguruar që pajisja juaj është pa kërcënime dhe në përputhje me politikat e sigurisë së korporatës. Përmes panelit të Shërbimeve, Punëdhënësit mund të shohin statusin e sigurisë dhe aktivizimit, atributet e pajisjes (modelin, versionin e OS, operatorin) dhe aplikacionet e identifikuara si keqdashëse ose në shkelje të politikave. Lookout NUK e lejon Punëdhënësin tuaj të shohë përmbajtjen e email-eve, fotove ose videove tuaja, të qaset në kontaktet tuaja, kalendarin, aplikacionet personale jo-keqdashëse ose të gjurmojë vendndodhjen tuaj GPS.
8. A i ndan Lookout të dhënat e mia me dikë tjetër?
Ne mund të ndajmë statusin tuaj të sigurisë me ofruesin tuaj të MDM. Ne gjithashtu ndajmë të dhëna me palë të treta, duke përfshirë anëtarët e grupit tonë korporativ dhe ofruesit e shërbimeve që kryejnë funksione biznesi në emrin tonë, si: (a) mbështetje teknike; (b) përmbushjen e porosive; (c) hostimin; (d) mirëmbajtjen e bazave të të dhënave; dhe (e) analizën e të dhënave. Ne mund të zbulojmë të dhënat tuaja si përgjigje ndaj thirrjeve gjyqësore, urdhrave të gjykatës ose proceseve ligjore, ose për të vendosur të drejtat tona ligjore apo për t'u mbrojtur kundër pretendimeve. Ne gjithashtu mund të ndajmë të dhëna nëse besojmë në mirëbesim se është e nevojshme për të hetuar, parandaluar ose ndërmarrë veprime në lidhje me aktivitete të paligjshme, dyshime për mashtrim, kërcënime ndaj sigurisë fizike të çdo personi ose shkelje të këtij Njoftimi. Në rast të një shkrirjeje ose shitjeje të aktiveve, të dhënat tuaja mund të transferohen.
9. A i shet Lookout të dhënat e mia personale te dikush tjetër?
Jo. Lookout nuk i shet të dhënat personale të përdoruesve të saj (sipas përkufizimit të CCPA). Siç u përmend në Seksionin 6, ne mund të përdorim të dhëna të agreguara dhe të pseudonimizuara për të përmirësuar shërbimet tona, por ato nuk përmbajnë informacion personal.
10. A përdoren të dhënat e mia për qëllime marketingu?
Ne nuk përdorim të dhëna të mbledhura me anë të mjeteve të automatizuara nga pajisja juaj celulare për t'ju shitur produkte dhe as nuk i shpërndajmë ato te palët e treta për qëllimet e tyre të marketingut. Ne mund të grumbullojmë informacione të mbledhura nga pajisja juaj për të kryer kërkime dhe për të ofruar të dhëna për sigurinë dhe kërcënimet në pajisjen celulare. Në raste të tilla, informacioni i grumbulluar i përfshirë në hulumtim paraqitet me pseudonim.
11. Si i mbron "Lookout" të dhënat e mia dhe për sa kohë i ruan ato?
Ne kemi marrë masa të arsyeshme sigurie fizike, teknike, administrative, për t'u mbrojtur nga aksesi, shkatërrimi ose ndryshimi i paautorizuar i informacionit tuaj. Këto masa mbrojtëse janë përshtatur për të adresuar ndjeshmërinë e informacionit, që mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë, si dhe për gjendjen aktuale të teknologjisë.
Ndonëse marrim masat e duhura për t'u mbrojtur nga zbulimet e paautorizuara të informacionit, duke qenë se asnjë metodë transmetimi në internet ose metodë e ruajtjes elektronike nuk është 100% e sigurt, ne nuk mund t'ju garantojmë se informacioni që mbledhim nuk do të zbulohet kurrë në një mënyrë që nuk është në përputhje me këtë Njoftim.
Politika jonë është t'i ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme në mënyrë të arsyeshme, për t'ju ofruar Shërbimet tona juve dhe të tjerëve ose siç kërkohet për qëllime të përputhshmërisë ligjore. Ne mund t'i fshijmë të dhënat tuaja pas 60 ditëve nëse llogaria juaj është joaktive dhe siç parashikohet në Kushtet tona të Shërbimit. Informacioni mund të ruhet në kopjet e bëra për rezerva dhe për vazhdimësinë e biznesit. Në këtë rast, gjatë ruajtjes, të gjitha të dhënat sigurohen me enkriptim 256-bit.
12. Ku i ruan "Lookout" të dhënat e mia?
"Lookout" është një kompani me seli në San Francisko, me servera në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat personale të mbledhura nga përdoruesit që ndodhen jashtë Shteteve të Bashkuara transferohen në Shtetet e Bashkuara. Nëse po i përdorni Shërbimet jashtë Shteteve të Bashkuara, informacioni juaj mund të transferohet, ruhet dhe përpunohet në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhen serverat tanë dhe ku operojnë bazat tona të të dhënave. Gjithashtu, mund ta transferojmë informacionin tuaj në vende të tjera ku "Lookout" ose bashkëpuntorët, filialet dhe ofruesit e shërbimeve tona operojnë.
Këto vende mund të kenë ligje për mbrojtjen e të dhënave që janë të ndryshme nga ligjet e vendit tuaj dhe që, në disa raste, mund të mos jenë aq mbrojtëse. Megjithatë, kur transferojmë dhe përpunojmë informacionet tuaja, marrim hapa për t'u siguruar që të dhënat tuaja personale të mbeten të mbrojtura në përputhje me këtë Njoftim dhe ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Nëse jeni banor i Zonës Ekonomike Evropiane ("ZEE"), Mbretërisë së Bashkuar ose Zvicrës, ne përdorim një sërë mekanizmash ligjorë për të ndihmuar me sigurimin e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale dhe të të drejtave, përfshirë klauzolat standarde kontraktuale të miratuara nga Komisionet Evropiane për transferimin e të dhënave personale në vendet e treta.
"Lookout" është vetëcertifikuar për Kuadrin e Privatësisë së të Dhënave BE-SHBA, Ekstensionin e MB-së për KPDH-në BE-SHBA dhe Kuadrin e Privatësisë së të Dhënave Zvicër-SHBA (së bashku, "Kuadri i Privatësisë së të Dhënave") siç përcaktohet nga Departamenti i Tregtisë i SHBA-së për mbledhjen, përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave personale nga shtetet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra. Kuadri i Privatësisë së të Dhënave u mundëson kompanive të respektojnë kërkesat e mbrojtjes së të dhënave kur transferojnë të dhëna personale nga ZEE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra në Shtetet e Bashkuara. Për të mësuar më tepër rreth Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave, ju lutemi të shihni Seksionin 14 më poshtë.
Nëse keni ndonjë pyetje apo ankesë për praktikat e privatësisë së "Lookout", përfshirë pyetjet në lidhje me Kuadrin e Privatësisë së të Dhënave, mund të na kontaktoni në adresën e emailit ose adresën postare të përcaktuar në pjesën "Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim". Do të punojmë së bashku për ta zgjidhur çështjen.
13. Cilat janë të drejtat dhe zgjedhjet e mia për të dhënat e mia?
Nëse jeni rezident i ZEE-së, Mbretërisë së Bashkuar ose Zvicrës, atëherë, në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (“RRPMDH”), keni të drejtat e mëposhtme:
● Aksesi. Ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të të Dhënave tuaja Personale, që ne përpunojmë. Nëse do t'ju nevojiten kopje shtesë, mund të na duhet të paguajmë një tarifë të arsyeshme;
● Korigjimi. Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e çdo gabimi në të dhënat personale, që mbajmë për ju, qofshin ato të paplota apo të pasakta;
● Fshirja. Ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen e të Dhënave Personale, që lidhen me ju, në situata të caktuara, si për shembull, kur nuk na nevojiten më, ose nëse tërheqni pëlqimin tuaj (kur zbatohet);
● Portabiliteti. Ju keni të drejtë të merrni të Dhënat tuaja Personale, që na keni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorur shpesh dhe të lexueshëm nga makineria dhe keni të drejtë t'ia transmetoni këto të dhëna një pale të tretë në raste të caktuara;
● Kundërshtimi. Ju keni të drejtë të (i) kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë dhe (ii) të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ne, kur baza ligjore e një përpunimi të tillë është e nevojshme për interesat tona legjitimë ose të një pale të tretë.
● Kufizimi. Ju keni të drejtë të kërkoni që ne të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ne, në rrethana të caktuara, si për shembulli kur ju kundërshtoni saktësinë e këtyre të Dhënave Personale;
● Tërheqja e pëlqimit. Nëse ne mbështetemi në pëlqimin tuaj (ose pëlqimin e qartë) si bazë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju keni të drejtë ta tërhiqni atë pëlqim në çdo kohë.
Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga këto të drejta, ju lutemi të kontaktoni Punëdhënësin tuaj. Edhe në rastet kur "Lookout" vepron si kontrollues i të dhënave, ju mund të na kontaktoni duke përdorur informacionin e kontaktit në vijim për t'i ushtruar këto të drejta. Në rrethana të përshtatshme, ne mund ta dërgojmë kërkesën te Punëdhënësi dhe të ndjekim udhëzimet e tij për ta trajtuar atë. Ne do t'i përgjigjemi kërkesës suaj në kohën e duhur dhe jo më vonë se brenda 30 ditëve. Megjithatë, në situata të caktuara, "Lookout" mund të mos jetë në gjendje të ofrojë akses ose ti fshijë të gjitha të dhënat tuaja personale që ruan.
Ju mund të keni të drejta të caktuara, sipas ligjit në fuqi, përfshirë Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Ligjin për Privatësinë e Konsumatorit në Kaliforni. Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga këto të drejta, ju lutemi të kontaktoni Punëdhënësin tuaj. Gjithashtu, mund të na kontaktoni duke përdorur informacionin e kontaktit në vijim.
14. Cilat janë të drejtat dhe zgjedhjet e mia sipas Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave?
"Lookout" është certifikuar nga Departamenti i Tregtisë i SHBA-së për zbatimin e parimeve të Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave BE-SHBA sa i përket përpunimit të të Dhënave Personale të marra nga Bashkimi Evropian në mbështetje të KPDH-së BE-SHBA dhe nga Mbretëria e Bashkuar (dhe Gjibraltari) në mbështetje të Ekstensionit të MB-së për KPDH-në BE-SHBA. Gjithashtu, "Lookout" është certifikuar nga Departamenti i Tregtisë i SHBA-së për zbatimin e parimeve të Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave Zvicër-SHBA sa i përket përpunimit të të Dhënave Personale të marra nga Cvicra në mbështetje të KPDH-së Zvicër-SHBA (së bashku "Parimet e KPDH-së".
Për të mësuar më tepër rreth Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave dhe për të parë certifikimin tonë për Kuadrin e Privatësisë së të Dhënave, ju lutemi të vizitoni https://www.dataprivacyframework.gov/s/.
Si organizatë e certifikuar nga Kuadri i Privatësisë së të Dhënave, "Lookout" zbaton Parimet e KPDH-së për me të dhënat personale të transferuara nga ZEE-ja, MB-ja dhe Zvicra në Shtetet e Bashkuara. Siç kërkohet nga Parimet e KPDH-së, kur "Lookout" merr informacione sipas Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave dhe më pas ia transferon ato një ofruesi shërbimi të një pale të tretë, që vepron si agjent në emër të "Lookout", "Lookout" mban përgjegjësi sipas Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave nëse (i) agjenti e përpunon informacionin në një mënyrë që nuk përputhet me Kuadrin e Privatësisë së të Dhënave; dhe (ii) "Lookout" është përgjegjës për dëmin e shkaktuar.
Nëse jeni banor i ZEE-së, Mbretërisë së Bashkuar ose Zvicrës, atëherë, në përputhje me Kuadrin e Privatësisë së të Dhënave, ju keni të drejtë të kërkoni akses në të dhënat personale, që mbajmë për ju, dhe të kërkoni që ne t'i korrigjojmë, modifikojmë ose fshijmë të dhënat tuaja personale nëse janë të pasakta ose përpunohen në kundërshtim me Parimet e KPDH-së. Gjithashtu, ne do t'ju mundësojmë të refuzoni që të dhënat personale që kontrollojmë për ju t'i zbulohen një pale të tretë të pavarur ose do të përdoren për një qëllim që në përmbajtjet është i ndryshëm nga ato të përcaktuara në këtë Njoftim. Nëse dëshironi të kufizoni përdorimin ose zbulimin e të dhënave tuaja personale, ju lutemi të na kontaktoni përmes detajeve të dhëna më poshtë.
Krahas këtyre, nëse jeni të pakënaqur me mënyrën se si i kemi trajtuar shqetësimet tuaja në lidhje me praktikat tona të privatësisë sipas Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave, ju mund të kërkoni ndihmë të mëtejshme, pa asnjë kosto, nga mekanizmi tonë të pavarur të burimeve, të Kuadrit të Privatësisë së të Dhënave, për të cilin mund të mësoni më shumë duke vizituar https://www.jamsadr.com/DPF-Dispute-Resolution Gjithashtu, keni të drejtë të bëni një ankesë te autoriteti mbikëqyrës përkatës. Megjithatë, ju inkurajojmë që si fillim të na kontaktoni dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për ta zgjidhur shqetësimin tuaj.
Për të zbuluar më shumë rreth skemës së arbitrazhit për zbatimin e Kuadrit të të Dhënave të Privatësisë shihni https://www.dataprivacyframework.gov/s/article/ANNEX-I-introduction-dpf?tabset-35584=2.
"Lookout" u nënshtrohet kompetencave hetuese dhe zbatuese të Komisionit Federal i Tregtisë i SHBA-së (KFT). Gjithashtu, ju lutemi të vini re se në rrethana të caktuara, mund të na kërkohet të zbulojmë të dhënat tuaja personale në përgjigje të kërkesave ligjore nga autoritetet publike, përfshirë përmbushjen e kërkesave të sigurisë kombëtare ose të zbatimit të ligjit.
15. Si mund t'ju kontaktoj për më shumë pyetje?
Nëse keni pyetje shtesë, ju inkurajojmë të kontaktoni Punëdhënësin tuaj. Gjithashtu, mund t'ju duhet t'u drejtoni pyetje Nëpunësve tanë të Mbrojtjes së të Dhënave në support@lookout.com ose përmes postës në Lookout, Inc., (vëmendje): Michael Musi, Nëpunës i Mbrojtjes së të Dhënave, 60 State Street, Suite 1910, Boston, MA 02109. Banorët e ZEE-së të na kontaktojnë përmes postës në Lookout, Inc., (vëmendje): Wim Van Campen, VP, Sales EMEA, Florapark 3, 2012 HK Haarlem, Hollandë.